1.007 të infektuar, 591 të shëruar, deri me tash në komunën e Gjakovës
Nga muaji mars e deri me sot në komunën e Gjakovës me virusin korona janë infektuar 1.007 pacientë. Vetëm sot janë konfirmuar 45 raste të reja, 40 në qytet dhe nga një fshatrat Gërgoc, Janosh, Rogovë, Skivjan e Trakaniq
Deri me sot janë shëruar 591 pacientë kurse kanë vdekur 52 persona. Në raportin e fundit të IKSHPK-së, një rast i vdekjes((85 vjeç), ishte nga komuna e Gjakovës. Është numri i lartë i rasteve aktive që në Gjakovë shkon në 364.
Në raportin 24 orësh të Spitalit të Përgjithshëm Isa Grezda theksohet se 44 pacientë po trajtohen me Covid 19. Prej tyre 29 pacientë janë të konfirmuar me Covid 19, 10 presin rezultate kurse 5 pritet të testohen. 25 pacientë janë me oksigjenoterapi, 5 pacientë në CPA maskë dhe 1 pacientë i intubuar.