Monday, December 30, 2024
Lajme

Dita botërore e ujit

Dita Botërore e Ujit në komunën e Gjakovës dhe komunat: Rahovec e Prizren,  të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi, vjen me projekte kapitale për zgjerim të kapaciteteve prodhuese. Banorët e këtyre komunave ndjehen të lumtur që në kohën  e krizës së madhe për ujë, po punohet në zgjerimin e kapaciteteve të reja prodhuese. KRU Radoniqi është në realizim e sipër të fazës së dytë të ndërtimit të fabrikës për përpunimin edhe të 500 litrave tjerë ujë të pijes. Ndryshe në këtë ditë të rëndësishme Kosova po ballafaqohet me mungesë të madhe të ujit, dhe mundësit për t’i përmbushur nevojat kryesore të njeriut.   Për çdo vit organizohen takime e debate që kanë për qëllim sensibilizimin e opinionit për kujdesin ndaj ujit të pijes. Me rastin e shënimit të Ditës botërore të ujit dhe me qëllim të sensibilizimit të  opinionit për rëndësinë e ujit, kursimit dhe rritjen e pagesave të obligimeve ndaj kompanisë, me 23 mars  në KRU Radoniqi organizohet një debat i hapur në prani të mediave me temën Uji dhe Kanalizimi. Më pas prej orës 13.00 në shkollën e mesme të ulët Mazllum Këpuska do të hapet një ekspozitë me punime tematike për ujin. Me shënimin e 22 Marsit OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.

Gjithashtu nga viti 2005 deri 2015 shënohet decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madh gjatë këtyre viteve. Deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore. Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milion njerëz në vit, që është dhjetë herë më shumë se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat vjetore në botë.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës

Uji është një ndër burimet më të rëndësishme në Tokë. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit të të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *