Me 12 raste të reja, gjatë 24 orëve të shkuara , numri i të infektuarve nga Covid 19, në komunën e Gjakovës ka arritur në 2 mijë e 178. Në anën tjetër ka pasur 24 pacientë të shëruar. Nga muaji mars e deri me sot numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1 mijë e 887. Ndërkaq gjatë 24 orëve të shkuara ka pasur një rast të vdekjes (52 vjeç) duke e ngritur numrin e të vdekurve në 95. Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 208 raste aktive me covid 19.
Spitali i përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë mbetet qendra kryesore e shërimit për pacientët e infektuar me virusin Corona. Sipas raportit të sotëm, në repartet e këtij spitali, nën përkujdesjen e mantelbardhëve janë 46 pacientë . Prej tyre 20 janë të konfirmuar pozitiv, e 22 pacientë janë konfirmuar negativ. Të pakonfirmuar janë 4 pacientë. Me oksigjenoterapi janë 24 pacientë ndërsa në gjendje më të rënduar është një pacientë në respirator dhe 2 të tjerë me CPAP maskë.