120 mijë euro për ruajtjen e trashegimisë kulturore
Komuna e Gjakovës është mes 7 komunave pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore është edhe jotja, jepe idenë tënde” përmes të cilit synohet të kontribuohet në përforcimin e rolit të komunave, OJQ-ve dhe komuniteteve në revitalizimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe përmirësimin e gjendjes në këtë fushë. Një prezantim i këtij projekti u bë sot në Gjakovë me ç’rast Enes Toska,menaxher i këtij projekti tha se Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij CHWB zyra në Kosovë dhe7 komunave partnere të programit “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012- 2015”, bashkautorë të këtij procesi janë 7 Forumet Lokale të Trashëgimisë Kulturore të themeluara në komunat partnere përkatëse. Këto forume janë përdorur si platform komunikimi dhe vendimarrjeje. Këto grupe joformale përbëhen nga përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror, lokal, organizata ndërkombëtare si dhe shoqëria civile.
Toska tha se procesi i hartimit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në komunat partnere përfshiu një sërë aktivitetesh sikurse themelimi dhe funksionalizimi i Forumeve, takime e konsultime, punëtori të përbashkëta si dhe vizita studimore të organizuara në Kosovë, rajon dhe Evropë.
“Komunat në Kosovë hasin sot vështirësi të mëdha në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore në dobi të komunitetit, ndërkohë që edhe rreziku i degradimit të mëtejshëm mbetet i lartë. Dihet tashmë se një faktor shpjegues i kësaj gjendje është niveli jo i mjaftueshëm i dialogut mes komunave dhe institucioneve qendrore si dhe mes institucioneve dhe komunitetit. Gjithashtu edhe buxheti i ndarë për trashëgiminë kulturore dhe natyrore në nivel të komunave ka qenë i pamjaftueshëm. Po ashtu edhe përfshirja e saj në planifikimin hapësinor dhe urban mbetet formale në shumicën e rasteve, ndërkohë që janë janë urgjente nevojat për qasje strategjike dhe prioritizim të përpjekjeve, qofshin këto në nivel qendror, lokal apo në sferën e OJQ-ve dhe shoqërisë civile., tha Toska duke kujtuar se ne ruajtjen e objektet e trashegimise kulturore ne Gjakove do te investohet 100mijw euro nga CHVVB-ja dhe 20 mije euro nga komuna.
Kordinatorja e këtij projekti për Gjakovën Donika Lama tha se grupi, përkatësisht Forumi i Gjakovës ka evidencuar rreth 17 projekte për mbrojtjen e objekteve, kryesisht të shtëpive karakateriskie gjakovare dhe të kullave të Gjakovës që do të reastaurohen , pastaj 4 projekte të trajtimit të hapësirave të trashëgimisë kulturore ku hyjnë edhe veprimtaritë kulturore tradicionale të Gjakovës si dhe përgatitjen për hapjen e zyrës turistike, hartave dhe panaireve të artizanatit.
Në prezantimin e sotëm mori pjesë edhe kryetari komunës Pal Lekaj, i cili duke përgëzuar për punën që po bëhet nga grupet punuese, theksoi kujdesin që komuna e Gjakovës i kushton ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Në këtë kontekst, Lekaj përmendi Carshinë e Vjetër të Gjakovës e cila është simboli i qytetit e për të cilin ai tha se komuna po bënë përpjekje për ta bërë sa më atraktive.
Në listën e objekteve që duhet të plotesonin këtë projekt , pjesëmarrësit në këtë debat thanë se do të duhej të hynin edhe shumë objekte kulturore e fetare.