Site icon Gjakovapress

Kosharja vendi ku u shly kufiri shqiptaro-shqiptar

Në Kosharen legjendare në Gjakovë,  të marten u shënua  14 vjetori i njëres prej betejave më të fuqishme e më të mëdha të luftës së UÇK-së ku kanë folur përfaqsues të institucioneve të Kosovës, pasi i tërë aktiviteti është organizuar nga zyra e kryeministrit Thaçi.

“Gjatë betejes së Koshares u pa që shqiptarët mund të punojnë e mund të luftojnë bashkë. Këtu u bënë një ata që morrën urdhëra nga Shtabi i Përgjithsëm i UÇK-së dhe zona e Dukagjinit dhe ata që në mendje e kishin idenë e Ibrahim Rugovës. Ky unitet duhet të ruhet tek qytetarët e Kosovës sa herë që paraqitet nevoja”, ka thënë në fjalen e tij zëvëendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.

Në këtë organizim kanë folur edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj të cilët duke shprehur përkushtim dhe respekt për 114 dëshmorët e Koshares dhe mijëra invalidët e veteranët e kësaj beteje, kanë kërkuar që shembulli i unitetit të para 14 vjetësh, të ndiqet edhe sot jo vetëm nga klasa politke por edhe nga qytetarët e Kosovës.

“Të vërteten për  betejen e Koshares e tregon më së miri vendi ku jemi, vendi ku pushojnë të rënët e kësaj beteje. Numri i madh i tyre, numri i madh i plagëve, numri i madh i luftëtarëve të gjallë por edhe ajo që për ne ka qenë krenari dikur, forca e madhe goditëse e këtyrer djemve, që i dha goditjen përfunditmare Serbisë” tha Haredinaj.

Rrustem Berisha, ish – komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe njëri ndër eprorët kryesor të betejes së Koshares tha se “Është mirë që beteja e Koshares tashmë është futur në agjenden institucionale, por siç po shihet ende ka ngecje në punët në teren. Ne me bindje të plotë presim që kompleksi memorial dhe rruga deri këtu të jenë gati të pakten në shënimin e 15 vjetorit të kësaj beteje”.

Edhe kete radhe, të zhgënjyer me mungesen e trajtimit të nevojshëm, konkretisht me mos realizimin e premtimeve të hershme për ndërtimin e kompleksit memorial të dëshmorëve të Koshares dhe asfaltimin e rrugës që të shpije atje, janë shpehur familjarë të këtyre dëshmorëve. Ata megjithkete janë të pakten të  lumtur me pjesmarrjen dhe nderimin që qytetarët e Kosovës  po i bëjnë për çdo vit këtij komplesksi dhe kesaj ngjarje.

Exit mobile version