Tuesday, November 5, 2024
Lajme

18 vjet nga Beteja e Çabratit

Foto nga faqja zyrtare e KK të Gjakoves

Në Gjakovë u kujtua 18 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit..Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.  Në shenjë kujtimi dhe nderimi për jetën e dëshmorëve të lirisë, të rënë heroikisht me datat 7, 8 dhe 9 Maj të vitit 1999, si  dhe Betejës së Lavdishme të Çabratit,  Brigada “137 Gjakova” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  organizoi homazhe dhe vendosi kurora me lule mbi varret e luftëtarëve të lirisë.

Me rastin e këtij përvjetori  kryetarja e komunës së Gjakovës Miomoza Kusari Lila ka thënë se, … “Pranvera e lënduar është për Gjakovën dhe tërë Kosovën. Çdo ditë e stinës mban në vete një përkujtim të jetëve të humbura dhe luleve të këputura. “Nuk do të ketë njeri të gjallë që mbijetoi luftën dhe nuk e mban një datë në këtë stinë që e bën zemrën të pikojë lot. Sot pikojnë lot në 91 familje në Gjakovë dhe në të gjitha tjerat që bashkëndiejnë me to. Në betejën e 7-8-9 Majit në qytetin e Gjakovës kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civil. Po ashtu, më 7 e 8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetar të lagjes ku u zhvillua beteja rrëzë Çabratit.  Emrat e tyre janë skalitur në themelet e lirisë tonë, ndërsa jeta e tyre u këput në gjysmë që tjerët që vijnë pas të ndiejnë Rrezet e Diellit të jetës,” ka thënë Kusari Lila  .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *