Saturday, February 3, 2024
Aktuale

35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

35 mantelbardhët e Gjakovës, mjek, infermier dhe staf përcjellës që janë në frontin e parë të betejës  kundër Covid 19, janë të parët në komunën e Gjakovës që kanë marrë vaksinën . Ky është grupi i parë  në kuadër të 250 mjekëve kosovar që të shtunën në Kukës  morën dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Në ditët e ardhshme pritet të vaksinohen edhe 250 mjekë të tjerë ku do të ketë sërish mantelbardhë nga Gjakova.

Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje. Vaksinimi u  bë në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *