Ngrohja e shkollave, Covid dhe bora
Dimri në pranverë me borë dhe ulje të temperaturave, pas një stine të butë, ka sfiduar mjediset publike për krijimin e ambienteve të ngrohta. Megjithatë, Shkollat e Gjakovës, sipas zyrtarëve të arsimit të hënën dhe të martën, kanë ofruar ngohje normale për zhvillimin e procesit mësimor. Këtë e ka konfirmuar Zymber Berisha, udhëheqës i sektorit të Arsimit, i cili në intervistën e ditës për Radio Gjakovën ka folë hollësisht për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse dhe pajisjen e ngrohjes qendrore, pos 6 shkollave në fshatra që ende ngrohen me sistemin e vjetër-me stufa dhe dru. Në shqetësimin tonë se a ka pasur dje dhe sot ambiente të ftohta në shkollat e Gjakovës, Berisha është përgjigjur.
“ Të gjitha shkollat e komunës I kanë ssitemet e ngrohjes funskionale dhe kanë sasi të mjaftueshme të lëndës djegëse. Drejtoret e shkollave kanë raportuar se gjithcka ka shkuar normalisht. Vetëm në Insitucionin parashkolor Ganimete Tërbeshi ka pasur nja dy orë mungesë për shkak të mungeses së energjisë elektrike por shpejtë është normalizuar gjendja”, ka thënë Berisha.
Berisha ka theksuar se bora e madhe që ka përfshirë posaçërisht zonën e Hasit ka vështirësuar dje procesin mësimor. Për shkak se në fshatrat Gërqinë, Lipovec dhe Goden trashësia e borës kishte arritur në mbi 40 centimetra, nxënësit e ketyre shkollave nuk kanë mundur të arrijnë në shkolla, prandaj dita e djeshme e mësimit do të zëvendësohet në një rast tjetër.
Një nga preokupimet e shkollave mbetet menagjimi i situates me pandeminë Covid 19. Berisha ka thënë se secila shkollë ka taskë forcën e vet, ndërsa në nivel komune cdo gjë menaxhohet me kujdes të shtuar. Udhëheqësi i arsimit në Gjakovë, Zymer Berisha ka njohtuar edhe për gjendjen e sotme me Covid 19 në mjediset shkolore.
“Numri i nxënësve me COVID19 në shkollat e Gjakovës ka shkuar në 25, dy më shumë se një ditë më parë. Në raportin e ditës së sotme të Drejtorisë Komunale të Arsimit, bëhet e ditur se dy mësimdhënës janë rikthyer në procesin mësimorë, duke e zvogluar numrin në 17 raste”, ka thënë Berisha.