Në Qendrën Rajonale të IKSHPK në Gjakovë ka numër të madh të qytetarëve që presin në radhë për tu testuar për Virusin Corona. Bëhet e ditur se në laboratorët e kësaj qendre që është brenda Spitalit Isa Grezda, mesatarisht rreth 150 teste bëhen çdo ditë. Puna në këtë Qendër fillon çdo ditë nga ora 8.30.
Testimet në Qendrën Rajonale në Gjakovë po bëhen për persona që kanë indikacione epidemiologjike dhe për persona që kanë nevojë për udhëtim jashtë Kosovës për trajtim shëndetësor për sëmundje të caktuara.
Testimet Rapid për virusin korona po bëhen edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Këtu, vetëm me udhëzimin e mjekut, po bëhen çdo ditë mesatarisht nga 30 teste.