Site icon Gjakovapress

105 pacientë të dyshuar me Covid në Spitalin e Gjakovës, 133 të shëruar

Gjatë 24 orëve të shkuara në komunën e Gjakovës janë konfirmuar edhe 63 raste të reja, që paraqet numrin më të madh që nga fillimi pandemisë.

Numri i  përgjithshëm nga fillimi i pandemisë e deri me sot ka arritur në 3 mijë e 771  raste.  Gjatë 24 orëve  janë   shëruar 133  pacientë duke arritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në  gjithsejtë 3 mijë e 105 pacientë. Korona virusit  nuk i kanë mbijetuar 122 persona që nga 13 marsi i vitit të kaluar duke përfshirë edhe rastin e fundit të një 83 vjeçari.  Aktualisht në komunën e Gjakovës ka numër të madh të rasteve  aktive me Covid, gjithsejtë 544.

Sipas raportit te sotëm, në repartet e spitalit Isa Grezda   janë të hospitalizuar numër rekord 105  pacientë të dyshuar me Covid. Kapacitetet e plota janë për 135 pacientë. Nga Shqipëria janë 14 pacientë. Nga numri i përgjithshëm 89 pacientë janë të konfirmuar pozitiv, 55 janë në oksigjenoterapi dhe  dy në CPAP maskë. Nga stafi mjekësor me Covid 19 janë 3 mjekë , 4 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetes.

Exit mobile version