Friday, December 27, 2024
Sporti

Tenistët e klubit Hotshot arrijnë suksese

Tenistët  e Klubit te Tenisit HotShot,  Eden Lota dhe Morihei Duraku u shpallen  kampion të Kosovës për moshën deri 10 vjeç . Këtë fundjavë në Pejë u mbajt turneu i parë i sezonës 2021 për moshat deri 10 vjeç në nivel të Kosovës.  Pjesëmarrës ishin 26 garues nga gjithë Kosova prej të cilëve 11 vajza e 15 djem.  Gjakoven ne turne e përfaqësuan denjësisht lojtaret e Klubit te Tenisit HotShot: Eden Lota, Eli Duraku, Shuajb Myrta, Kaon Axhemi dhe Morihei Duraku.  Konkurencen e forte e mposhten 2 tenistet Gjakovare Eden Lota e Morihei Duraku duke u shpallur kampion ne kategoritë e tyre.

Edeni në turneun e tij të parë u tregua shumë i sigurt e i përgatitur dhe fitoj 4 lojë duke u shpallë kampion i Kosovës në kategorinë e topit të kuq deri 8 vjeq.

 

Ndersa Morihei i etur për fitore e vazhdoi sezonin aty e ku e la vitin e kaluar duke fituar turneun me 5 fitore pa asnjë humbje ndaj një konkurrence të fortë.

Finalja ishte dueli më i vështirë dhe emocionues por në fund Mori arriti të fitoj në 3 sete të ngushtë.

 

Paraqitje shumë të mira patën edhe Kaon Axhemi, Eli Duraku e Shuajb Myrta duke arritur ne vend te 3-te.

 

Rezultatet: 

Eden Lota- VENDI I PARË  – Topi i kuq(deri 8 vjeç)

Morihei Duraku – VENDI I PARË – Topi i portokalltë(deri 10 vjeç)

Kaon Axhemi – Vendi i 3-të – Topi i portokalltë(deri 10 vjeç)

Eli Duraku – Vendi i 3-të – Topi i kuq(deri 8 vjeç)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *