Monday, December 30, 2024
Gjakova Presss

Ndahet nga jeta prof.dr.sci.Med Rifat Lila

Në moshën 76 vjeçare sot ka ndërruar jetë Profesor doktor i shkencave të mjekësisë Rifat  Lila. Dr Rifati ka dhënë kontribut të  cmueshëm ndër dekada në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Jeta dhe veprimtaria e mjekut gjakovar, Dr.Rifat Lila gjithnjë u vu në shërbim të shëndetit të popullatës. Gjatë tërë jetës aktive profesionale, u përpoq të iu sigurojë me përkushtim të madh kujdes dhe vëmendje pacientëve rreth diagnostifikimit dhe mjekimit të tyre në kushte dhe rrethana më njerëzore në Institutin e Mjekësisë së Punës, të cilin edhe e themeloi. Pacientët flasin fjalë miradije për kujdesin që tregon dr. Rifati, për saktësinë e diagnozave që ai jep dhe këshillat për shërim të plotë. Sa ishte në detyrën e drejtorit të Institutit të Mjekësisë së Punës, ai arriti që këtë qendër shëndetësore ta shndërroj në një vend profesionalizmi, pune përkushtuese dhe discipline të lartë. Për nga natyra primarius doktor i shkencave të mjekësisë Rifat Lila ishte  i afërt me pacientët, i qeshur gjithnjë. Për punën e tij të suksesshme u nderua me shumë mirënjohje, por ai gjithnjë thoshte se , mirënjohja më e madhe është ajo, kur merr nga pacientët pasi ata të shërohen. Ndryshe kohë më parë ka marrë dekoratën nga Oda e mjekëve të Kosovës me titull “Nderi i mjekut Ali Sokoli” i cili është dhënë për zhvillimin e institucioneve shëndetësore në Kosovë.

E pamja dhe varrimi i te ndjerit dr. Rifat Lila behet sot(e diele) ne varrezat e qytetit ne Gjakove ne oren 15.00 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *