Ta pastrojmë lumin Erenik!
Nga e hëna fillon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. “Lumi na takon të gjithëve, andaj duhet që bashkë të kontribojmë për largimin e mbeturinave”, është ftesa për vullnetarët. Aksioni do të filloi me krasitjen e degëve të drunjëve përgjatë lumit Erenik nga punëtorët e KRM “Çabrati” e pastaj pastrimi do të vazhdoj me 24 maj me pastrimin e lumit nga Vullnetarët e OJQ-ve. Organizatorët “Për Gjakovën e pastër” thonë se secili vullnetar do të pajiset me dorëza, maskë, qese për mbledhjen e mbeturinave dhe kontejnerë. Gjithashtu për të gjithë pjesëmarrësit shujta është e siguruar. Ata ftojnë të rinjtë vullnetar që ti bashkohen aksionit të madh për pastrimin e lumit Erenik!