Sunday, December 29, 2024
Sporti

Futbolli zhgënjen, Vëllaznimi pëson keq nga Malisheva ndersa futsalli shkëlqen, Liburni mposht BB Llapin

Shumë është pritur nga ndeshja e sotme me Malishevën porse Vëllaznimi nuk ishte në ditën e vet. Asgjë nuk u shkoi për “këmbe”. Ishte një dëshprim i tifozerisë gjakovare nga humbja e thellë 0:3 në fushë të vet. U pa cilësia shumë më e mirë e lojës së mysafirëve dhe festa për titull kampioni nga tifozeria e KF Malisheva që u dëgjua gjatë gjithë takimit.

Kjo ishte ndeshja përmbyllëse e kampionatit. Kryesia e klubit në faqen zyrtare    ka thënë se skuadra e Vëllaznimit e ka arritur qëllimin, mbetjen në Ligën e parë.

“Ka përfunduar edicioni 2020/21 në Ligën e Parë. KF Vëllaznimi e ka përfunduar në vendin e 7-të në Grupin A. Edhe pse pa Kryetar e me kushte jo të mira, por me angazhim nga të gjithë pa u kursyer, kemi arritur qëllimin që këtë sezon të mbesim në Ligën e Parë, me shpresën që shumë shpejtë do të lëvizin gjërat në të mirë të klubit dhe të kthehemi aty ku e kemi vendin, aty ku e meriton i gjith qyteti dhe tifozëria e flakt e Klubit. I falenderojmë Shtabin Teknik, Lojtarët, Kryesinë e Klubit dhe Tifozët. Me Respekt, KF Vëllaznimi”, thuhet në njohtimin në faqen zyrtare të klubit.

 

Në anën tjetër krenaria e sportit gjakovar mbetet futsalli .Liburni mbrëmë shënoi fitoren e rradhës në Podujevë në kuadër të xhirosë së fundit të kampionatit të rregulltë të elitës së futsallit të Kosovës duke e mposhtu  klubin BB.Llapi me rezultat të thellë 0-8. Golashënues për Liburnin ishin: Alaj i cili  realizoj het-trik me 3 gola, Maxharraj  2  dhe nga 1 golë e realizuan Selmanaj, Cholas dhe Kryeziu. Liburni përmbyll kampionatin e rregulltë me 42 pikë të tubuara, me 14 fitore dhe 2 humbje. Javen e ardhshme fillon faza e Play-Offit, faza kryesore e kampionatit ku edhe do të përcaktohet kampioni. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *