Edhe një sukses i legjendës së futbollit, Ardian Kozniku
Futbollisti legjendar nga Gjakova, pjesë e shumë klubeve evropiane dhe i përfaqësueses së Kroacisë me të cilën nga Franca ’98 u kthyen me të bronzten, ikonë e HNL të viteve nëntëdhjetë, Ardian Kozniku, pas dy viteve të kaluara në shkollën e të rinjve Lokomotiva ku udhëhoqi U11 Lokomotiva, iu bashkua kryetrajnerit Ante Misha në Kuvajt, për të drejtuar ekipin Al Arabi. Kozniku kremtoj titullin kampion të kësaj skuadre.
Al Arabi është kampioni i ri i Kuvajtit, titulli i parë pas vitit 2002, që u arrit me dyshen e trajnerëve Ante Mishe dhe Ardian Kozniku.
Edhe pse ka mbetur edhe një xhiro më shumë deri në fund të kampionatit, këtë të premte në Kuvajtin e largët, dy ish-lojtarët e kombëtares kroate, Ante Mishe dhe Ardian Kozniku, kishin shumë arsye për të festuar.
Klubi i tyre tashmë ka mposhtur 3-0 skuadren Al Sahel.
Me këto tre pikë, Al Arabi siguroi një avantazh të mjaftueshëm ndaj Al Qadsia, një xhiro para fundit dhe siguroi titullin e 17-të për këtë klub, i pari që nga viti 2002.
Kur Mishe dhe Kozniku që është ndihmës i tij shkuan në këtë klub, qëllimi ishte që ekipi të sillej të paktën në vendin e tretë.
Tani pas fitimit të titullit, pronarët e klubit do t’i shpërblejnë dyshen dhe do të zgjasin kontratën e tyre edhe për një sezon tjetër.
Kozniku është shprehur I lumtur për këtë sukses të radhës dhe i gëzuar që ka lumturuar fansat e vet. Ai ka premtuar se vetëm me punë do të arrihen rezultate akoma më të mëdha.