Site icon Gjakovapress

Gjakova dy ditë me zero të infektuar, në Spital vetëm dy pozitiv

Gjakova ka kaluar një 48 orësh pa asnjë rast të infektimit nga virusi korona. Numri i të infektuarve nga Marsi i vitit të kaluar e deri me sot ka arritur në 5 mijë e 77 raste ndërsa me 31 rastet e fundit të shëruarve nga raporti i së martës, ky numër ka arritur në  4 mijë e 808 raste, ndërsa gjatë gjithë pandemisë ka pasur 153 raste të vdekjeve.

Ka rënë numri i të infektuarve aktiv. Aktualisht në Gjakovë janë  116 raste aktive me  Covid 19, nga 800 sa i kishim javë më parë!!!.

Në Spitalin Isa Grezda, pas vështirësive me numrin e madh të pacientëve që kërkonin trajtim nga Covid 19 në shumë reparte, gjendja është normalizuar. 12 pacientë sa ka sot të dyshuar nga Covidi, janë të hospitalizuar vetëm në repartin e Infektives. Prej tyre 2 janë të konfirmuar pozitiv dhe 4 me oksigjenoterapi.

 

Exit mobile version