Site icon Gjakovapress

Koncerti “Ditët e Pranverës”, pranverë në Pallatin e Kulturës

Ansambli i Këngëve Popullore në Gjakovë të enjten në mbrëmje ka shfaqur koncertin “Ditët e Pranverës” që erdhi pas një pauze të gjatë të mungesës së jetës koncertale për shkak të pandemisë Covid 19. Qindra adhurues të muzikës ishin në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës dhe me duartrokitje të ngrohta ndoqën këngët dhe vallet popullore të interpretuara me mjaftë sukses dhe me një repertor të shtrirë të krijimtarisë muzikore nga të gjitha trevat shqiptare.

Koncerti filloi me duetin Ardian Këpuska dhe Vegim Furra me mirëseardhje për stinën më të bukur të vitit-pranverës. Më pastaj interpretuan Hikmete Ahmetaj, Gentian Gojani, Laukont Bytyqi, Majlinda Kelmendi, Artan Bakija, Genti Haxhikadrija, Jeton Cermjani, Korab Jetishi, Butrint Bicurri, Ermal Tafarshiku, Fjoralba Syla dhe Edi Furra i cili përmbylli koncertin me këndim sëbashku me publikun, “Hajde gjakovare”.

Me mjaft sukses me  këngë e valle popullore gjakovare u prezantuan edhe valltarët e Ansamblit të Gjakovës si dhe grupi Ashikët i cili u nderua me mirënjohje nga drejtoresha e kulturës, Saranda Hyseni Maloku. Edhe udhëheqësi i orkestrës së Ansamblit, klarinetisti Shkëlqim Rraci mori mirënjohje për arritjet e Ansamblit në pasurimin e jetës muzikore në komunën e Gjakovës.

 

Exit mobile version