Thursday, April 4, 2024
Lajme

Ngrohtorja e qytetit prodhon energji elektrike

Pasi gjatë dimrit ishte funksionalizuar vetëm një kaldajë e prodhimit të energjisë termike, të enjten , gjatë testimeve të komisionimit të turbinës, për herë të parë në Kosovë, prodhohet energji elektrike nga biomasa. “Pas pak ditësh, projekti i kogjenerimit me biomasë do të jetë i finalizuar në Ngrohtoren e Gjakovës!” ka thënë Albana Skivjani, drejtoreshë.

Me rastin e këtij testimi ka reaguar edhe kryetari komunës Ardian Gjini. Ai në facebook ka shkruar: “Gjakova është vendi i parë në Kosovë ku filloi testimi për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa. Jam i lumtur kur projekte të tilla finalizohen suksesshëm, sepse përmes tyre ne jemi më afër qytetarëve për krijimin e kushteve më të mira për jetesë.Në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të ri të Ngrohtores së Qytetit, krahas mbështetjes së pamohueshme të Bashkimit Evropian edhe Komuna ka kryer obligimet e saj”, ka thënë Gjini.

Ngrohtorja filloi së ndërtuari në Dhjetor të vitit 2019. Sipas projektit të prezantuar me fillimin e ndërtimit të Ngrohtores ishte thënë se  do të prodhohen energji termike për ngrohjen deri në 250 mijë metra katror sipërfaqe, ndërkohë që ky institucion ngrohës do të prodhon edhe 6 megavat energji elektrike, sasi kjo e cila plotëson nevojat e komunës në lartësi prej 30 deri në 40 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *