Saturday, December 28, 2024
Të përgjithshme

Pasdite vazhdon vaksinimi edhe në Gjakovë, priten 5.400 vaksina

Sot në Kosovë kanë arritur 100 mijë e  620 vaksina Pfizer, falë Aleancës Gavi të COVAX. Ministria e Shëndetësisë  ka thënë se që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38 mijë e  400 doza dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit.

Nga kontigjenti më i ri i vaksinave Gjakova do të përfitoi mbi 5 mijë sish, ndërsa vaksinimi do të filloi sot,  ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë Afërdita Spahija Shllaku.

“ Pritet që në Gjakovë të arrijnë 5 mijë e 400 vaksina. Në oret e pasdites në Qendren e Mjekësisë Ereniku  fillon vaksinimi. Do të vaksionohen kategoria e moshes mbi 65 dhe punëtorët  shëndetësor  deri në njohtimin më të ri. Ata që kanë apliku online, I thërrasin me telefon”, ka deklaruar për Radio Gjakovën, dr. Afërdita Spahija Shllaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *