Sot në Kosovë kanë arritur 100 mijë e 620 vaksina Pfizer, falë Aleancës Gavi të COVAX. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38 mijë e 400 doza dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit.
Nga kontigjenti më i ri i vaksinave Gjakova do të përfitoi mbi 5 mijë sish, ndërsa vaksinimi do të filloi sot, ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë Afërdita Spahija Shllaku.
“ Pritet që në Gjakovë të arrijnë 5 mijë e 400 vaksina. Në oret e pasdites në Qendren e Mjekësisë Ereniku fillon vaksinimi. Do të vaksionohen kategoria e moshes mbi 65 dhe punëtorët shëndetësor deri në njohtimin më të ri. Ata që kanë apliku online, I thërrasin me telefon”, ka deklaruar për Radio Gjakovën, dr. Afërdita Spahija Shllaku.