Saturday, December 28, 2024
Kulturë

U mbajt Mitingu i Poezisë, në Gjakovë jehoi fjala e bukur artistike

Në Gjakovë për herë të 57 ka jehuar fjala e bukur artistike. Me prezencën e disa poetëve në sallën e bukur “Hyrije Hana” dhe permes internetit me poetë nga trojet shqiptare dhe bota, u mbajtë kjo ngjarje unike kulturore.  Çmimi Libri më i mirë me poezi në mes dy mitingjeve “Kryqëzimi i tokës” i takoi poetit Nikolin Gurakuqi. Ndërsa me prozë për romanin “Makthi” e fitoi Fatmir Halimi. Çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në orën qëndrore i takoi, Arbër Ahmetaj me poezinë “Ujqërit”, dhe Nora Lokajt. U ndanë dhe çmimet e dyta e të treta, si dhe për vepër jetësore, për debutim dhe për përkthim.

Për veprën me prozë, çmimin e parë Teki Dërvishi, e fitoi shkrimtari Fatmir Halimi me romanin” Makthi”. Ndërsa, çmimin e dytë për roman Luan Rama “ Dalia”. Për të rinjtë, debutues në Miting çmimin “Yllka Domi” e fitoi e reja Jonida Sheholli.

Tani më ndahet dhe çmimi për vepër jetësore që iu nda krijuesit Muhamet Rugova. Klubi letrar kësaj radhe ka ndarë një çmim të veçantë për përkthimin e poezisë, që këtë vit e fitoi poetja Valbona Jakova me banim në Itali.

Për kontributin në fushën e dizajnit për materialet e Mitingut ndër vite me mirënjohje u nderua edhe Shkëlzen Rexha.

Tema e tribunës, “Letërsia shqipe në gjuhët e botës”, me kumtesë nga krijuesi e përkthyesi Agim Byci, paraqiti prezantimin e përkthimeve të disa poetëve nëpër kohë, por, me mangësi për volumin e tyre, duke mos pasur përkthime sa duhet, ngase ka poezi që prekin edhe majat estetike dhe motivuese e që mbesin të pa njohura për lexuesin e huaj. Gjithsesi, ka edhe përkthime, bile anasjelltas që kanë sjell poetë, romansier e dramaturg në gjuhën tonë, edhe më heret por dhe tani, pikërisht nga Shqipëria dhe në disa troje tjera. Byci tha se “ përkthimi ka lindur bashkë me gjuhën , pikërisht në kontaktin e parë me njeriun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *