Festivali Mbarëkombëtar i Poezisë në Gjakovë- Eliverta Kanina fituese
Në Gjakovë këtë fundjavë është mbajtur manifestimi letrar i titulluar “ Festivali Mbarëkombëtar i Poezisë” organizuar nga Qendra Kombëtare Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve Gjakova” ku moren pjesë poetë nga të gjitha trevat shqiptare. Në kete “Festival janë shpërblyer tri krijime më të mira poetike. Çmimi i parë i takoi poetes Eliverta Kanina nga Tirana , i dyti Skender Hoxhes nga Gjakova dhe i treti Shaban Pllanes nga Podujeva. Çmimi special i festivalit të Poezisë i ka takuar Shefqete Gosalcit nga Prishtina. Me mirënjohje janë nderuar disa personalitete të artit dhe kulturës të cilët në forma të ndryshme kanë mbështetur këtë manifestim letrar.