Site icon Gjakovapress

Edhe një sukses i Norikes

Pas Roterdamit dhe Hong-Kongut  ka ardhë çmimi i radhës për filmin Kosovar “Në kërkim të Venerës” të skenaristes dhe regjisores  gjakovare NORIKA SEFA. Në fakt  në Festivalin prestigjioz në Basel  në kategorinë e filmave të veçantë Norika  rrëmbeu Çmimin e parë: “Peter Liechti” për  2021 me filmin “Në kërkim të Veneres”. Juria e justifikoi vendimin duke theskuar mes tjerash se,   filmi  ngërthen  aq shumë sa edhe  personazhi i tij kryesor. Ne zhytemi në një shoqëri që lufton me pasojat e luftës dhe de-industrializimit, ku të rinjtë rebelohen kundër kufizimeve shtypëse, mbytëse të tradicionalizmit dhe patriarkatit. Filmi dinë se si të lidhë fuqishëm personalen dhe socio-politikën dhe vendos narrativën e tij në një ambient shumë fizik të karakterizuar nga sensualiteti dhe presioni. Intimiteti i qelizës së shoqërisë familjes – sa ngushëlluese është – evokohet me një drejtpërdrejtëshmeni që  të lë pa frymë të një përvoje të jetuar”, thuhet në vlerësimin e jurisë për filmin e Norika Sefes

Exit mobile version