Tuesday, April 2, 2024
Aktuale

Lehtësohen masat anticovid

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa lehtësueses anti-Covid pasi u konstatua seka rënie të numrit të rasteve për 65% për çka edhe mundësohet lehtësimi i masave. Sipas këtyre masave , mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 23:00. Muzika lejohet deri në ora 22:45.  Organizimi i tyre  është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës , 30 persona për 100 m2, por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër. Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në 50 klientë për 100 m2. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës-sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet si gjatë shfaqje ashtu edhe gjatë ushtrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *