Rrugëtimi i Stomatologjisë në Gjakovë

 ENVER PULA DR

Shkruan:  Prim.Dr.Enver Pula

DISA FJALË RRETH  ASPEKTIT HISTORIK TË ZHVILLIMIT  TË  SHËRBIMIT  STOMATOLLOGJIK 

Rruga e zhvillimit të shërbimit stomatologjik në Kosovë e  trevat  Gjakovare ka kaluar nëpër vështirësi shumë të mëdha. Nuk kemi pasur, dokumente  të shkruara  për këtë  qëllim. Në të kaluarën në trevat tona nuk kemi pas  njerëz profesionist që janë marr me këtë lëmi të shëndetësisë. Për nevojat eventuale të popullatës  janë gjet njerëz që nga përvoja jetësore kanë përdorë forma dhe mjete të ndryshme për ti ndihmuar njerëzit në nevojë. Mënyrat në këtë drejtim kanë qenë ndër ma të ndryshmet. Dhembja e dhëmbit dhe sëmundjet e ndryshme të hapësirës  së gojës I kanë detyruar njerëzit të improvizojnë  ç’është e mundur për të ndihmuar, në lehtësimin e gjendjes tek I sëmuri. Kanë qenë të njohur njerëzit zanatlinj të profileve të ndryshme , posaçërisht berberët  ose mjeku  popullor, të cilët nëpërmes  përvojës jetësore kanë filluar të bëjnë veprimet e para  për ti ndihmuar të sëmurit.

Enver pula 1.Ndertesa e familjës Esat Agë Berishës

Ndertesa e familjës Esat Agë Berishës

Më 1947/48 shënohen veprimet  fillestare të krijimit të kuadrit të kualifikuar në lëmin e   stomatologjisë në Kosovë. Në vitin 1948 ka pas 7 dentist. Në Gjakovë ishte vetëm një i tillë I quajtur Alojzi  me prejardhje ruse, që popullata e pagëzoi me emrin “Alushi”. Më 1949 Lutfi Xharra është dentist I parë në Gjakovë. Shërbimi  ishte I vendosur në lokalët e ish bibliotekës popullore të qytetit. Më 1950 shërbimi  stomatologjik vendoset në shtëpinë e Esat Agë Berishës, I cili vazhdon punën deri më 1957 e që nga ky vit shërbimi shëndetësor dhe ai stomatologjik vendoset në shtëpinë e Sulejman Begut, e cila ishte pran ndërtesës  së Shtëpisë së Shëndetit të sotëm(e rrënuar këto ditë  me vendim të organeve  Komunale të qytetit të Gjakovës).

Më 1954  për herë të parë fillon punën edhe teknika stomatologjike ( e dhëmbëve ) me teknikët e parë me shkollë profesionale të teknikëve të dhëmbëtarisë së Beogradit: z.Hysen Demjaha, ma vonë specialist I protetikës stomatologjike, z.Sadudin Lluka poashtu më vonë specialist I protetikës stomatologjike dhe z. Emin Saneja.

Në vitin 1957 vjen në Gjakovë nga  qyteti I Pejës  Dr.Olga  Stankoviq, stomatologe, mandej, më 1959 Dr.Nikola Balov, me çka fillon vërtet shërbimi profesional I mirëfilltë për njerëzit në nevojë. Në vitin 1960 Shërbimi shëndetësor bashkë me atë stomatologjik vendoset në ndërtesën e Shtëpisë  së Shëndetit ku edhe sot e tutje vepron. Po në këtë vit vjen stomatologu I parë vendas-Gjakovar, doajeni I stomatologjisë gjakovare  dhe asaj kosovare, Dr.Rifat Ymeri, më vonë Profesor Doktor I shkencës stomatologjike dhe teknikët e ri : Skender Xharra, Hajdar Ballata dhe Selajdin Brovina (më vonë dr.stomatolog.

Në vitet 1955-1968 fillon zhvillimi intensiv  I shërbimit stomatologjik  dhe në  Kosovë kishte 16 dentist, që përafërsisht  I binte që një dentist ishte në 20.000 pacient. Më 1962 vjen Dr.Slavoljub Igiq I cili qëndron në Gjakovë deri më 1966. Po këtë vit vjen Dr.Skender Muhagjiri, kuadër I mirëfilltë Gjakovar. Një vit më vonë, vjen nga Beogradi Dr. Zorica Laloviq, pastaj  dentisti  Sabri Bexheti me shkollë të lartë të stomatologjisë (më vonë, specialist I protetikës stomatologjike).

Ndërtesa e shtëpisë Sulejman Begut

Ndërtesa e shtëpisë Sulejman Begut

Në vitet e shtatëdhjeta kemi 1 dentist në 15.000 pacient. Në vitin 1971 Gjakova kishte 3 stomatolog të diplomuar. Në vitin 1972, katër stomatolog. Në vitin 1975, pesë stomatolog dhe një dentist me shkollë të lartë,që I binte një stomatolog në 12.800 pacient.

Me që kërkesat për shërbime stomatologjike ishin  gjithnjë e ma tepër  në rritje, kërkohen nga qytetet fqinje edhe kuadro tjera për të ardhë me shërbim në qytetin tonë. Kështu ishin edhe mjekët stomatolog që vinin nga  qyteti I Pejës, siç ishin:  Dr.Hivzi Kollqaku, Dr.Nazmi Gorani, Dr.Shemsedin Agusholli, nga qyteti I Prizerenit; Dr.Nehat Kiseri, Dr.Hamid Bytyqi e tj.

Më 1972, në qytetin tonë vjen Dr. Jashar Dula , specijalist I kirurgjisë maksilofaciale,I cili me profilin  specialistik mjaft të rëndësishëm , jo vetëm për Gjakovën por edhe për mbarë territorin e  Kosovës. Hapet shërbimi hospitalor I Kirurgjisë Maksilofaciale në kuadër të spitalit të Qendrës Mjekësore “Isa Greda” I  pari shërbim  I këtij  lloji në tërë Kosovën.

Në vitet 1971/1972 vijnë kuadrot e laboratorit stomatologjik: Nafije Spahija – Gojani, Lytafete Rragomi-Jaka dhe Minip Pozhegu (tash specialist I Kirurgjisë orale).

Në vitet  1973/1980 shënohet  begatimi I  vrullshëm me kuadro  të stomatologjisë për qytetin tonë. Janë dhjetëra kuadro  të diplomuara që vijnë në qytetin tonë. Kjo ishte njëherit  edhe dëshmia më e mire  që Komuna  dhe ndërmarrjet  ekonomike të Gjakovës  investonin me dhënien e bursave për ngritjen e kuadrove në atë kohë. Pra,  gjatë kësaj kohe patën ardhë Dr.Xhevat Rivanoli, Dr.Enver Pula, Dr.Masar Radoniqi, Dr.Fehmi Spahiu, Dr. Avni Gaxha, Dr.Sefidin Zeka , Dr.Fahri  Morina. Këta ishin kuadro që studimet I kishin krye nëpër qendra të tjera universitare të ish Jugosllavisë, pra jashtë Kosovës. Në vitet 1983/84, nga Universiteti I Prishtinës, vjenë grupi I parë I stomatologëve: Dr.Nafi Dafota, Dr.Hajdar Petershoni, Dr.Halil Rexha, Dr. Helmije Berisha, Dr.Drita  Mulliqi-Petershoni e tj. Në këtë kohë Gjakova u mbushë me kuadër stomatologjik me të gjitha profilet stomatologjike. Shërbimi shëndetësor stomatologjik filloi të zgjerohet, filluan të hapën punktet stomatologjike nëpër shkollat tetëvjeçare dhe disa pika të qytetit. Nuk mbeten anash as pikat shëndetësore nëpër fshatra. Edhe atje filluan stacionet shëndetësore të plotësohen me mjete dhe kuadër stomatologjik. Në këtë kohë u shkolluan dhe u ngritën profesionalisht mëse 66 kuadro stomatologjike me profile të llojllojshme  specializimesh. Prej tyre ishin 29 specialist:11 të protetikës stomatologjike:Dr.Skender Muhagjiri, Dr.Sadudin Lluka, Dr.Fehmi Spahiu, Dr.Avni Gaxha, Dr.Hajdar Petershoni, Dr.Sabri Behxheti, Dr.Lulzim Koshi, Dr Astrit Gojani, Dr.Albert Hagjiu, Dr.Rubik Kryeziu, Dr.Adnan Qarkaxhiu, 11 specialist të preventives stomatologjike për fëmijë:Dr.Zorica Laleviq, Dr.Masar Radoniqi, Dr.Flora Qarkaxhiu, Dr.Nafi Dafota, Dr.HalilRexha, Dr.Hilmije Berisha,DR.Fitnete Hogja-Xharra, Dr.Atifete Xhoci-Haxhishabani, Dr.Flutur Këpuska-Lila, Dr.Aferdita Komoni, Dr.Shkendi Saraqini. 4 specijalist të ortodoncionit: Dr.Xhevat Rizvanolli, Dr.Drita Mulliqi-Petershoni, Dr.SabahateDeva-Xërxa, Dr.Drita Buza 5 Specijalist të kirurgjisë orale: Prim.Dr.Enver Pula, Dr.Minip Pozhegu, Dr.Shpend Rugova. Dr.Pashk Shala dhe Dr.Zenel Ahmeti. 3 specialist  për sëmundjet  e dhëmbit: Dr.Fahri Morina, Dr.Skender Murseli, Dr.Bujar Riza, 4 specijalist për sëmundjet e gojës: Dr.Sefidin Zeka, Dr.Elvane Xërxa-Beqa, Dr.Hilmi Caka, Dr.Merita Ballata-Kryeziu 3 mjek specialist të stomatologjisë së përgjithshme: Dr.Hadi Demjaha, Dr.Gëzim Rraci, Dr.Hilmi Caka dhe një specialist I kirurgjisë maxillofaciale Dr.Rubik Rudi. Janë edhe shumë emra të mjekeve stomatolog,po edhe të specialistëve që kanë dale nga treva e Gjakovës e që punojnë në qytete tjera të Kosovës apo gjetiu: Prof.Dr.Qamile Jaka specialiste e ortodoncionit(tash ndjerë). Dr.Ngadhnjim Domi, specialist I kirurgjisë maksilofaciale, Fllanza Rizvanolli-Gjinolli, specialiste e kirurgjisë maksilofaciale, Dr.Avdyl  Shoshi specijalist I kirurgjisë maksillofacijale, Dr.Nexhmedin Saneja,Dr.Bajram Gojani (I ndjerë), Dr.Bashkim Saneja, Dr.Edip Xharra, Dr.Shkelzen Gola, Dr.Luan Pula Dr.Feriale Morina, Dr.Fatmire Abazi-Mema, Dr.Adnan Gojani e shumë të tjerë e të tjera në pamundësi me I përmend. Edhe grupi I madh I stomatologëve: Dr.Shkëndije Riza.Dr.Feriall Hoxha, Dr.Drita Zajmi-Hoxha, Dr. Flutur Syla, Dr.Nizafete Leti, Dr.Sani Dobroshi, Dr.Aferdita Hoxha-Manxhuka, Dr.Shqipe Zhaveli, Dr.Nafije Kusari, Dr.Safete Sylafeta, Dr.Shpresa Nuka, Dr.Makfire Nuka, Dr.Asime Milla, Dr.Ermira Shtaloja, Dr.Selajdin Brovina, Dr.Agim Krasniqi, Dr.Mandushe Ahmeti. Dr.Hilmije Berisha, Dr.Safete Lleshi-Ukmata, Dr.Luan Kryeziu, Dr.Albert Parashumti, Dr.Arieta Parashumti, Dr.Qemail Basha, Dr.Rexhep Golaj, Dr.Frashër Halxhocaj, Dr.Aferdita Spahiu-Shllaku, Dr.Shkumbin Shllaku, Dr.Labinot Doli, Dr.Nafije Gojani, Dr.Albana Qarri, Dr.Adrian Morina, Dr.Petrit Hoxha, Dr.Labinot Pozhegu, Dr.Safete Byci, Dr.Engjell Lleshaj, Dr.Agim Krasniqi, Dr.Makfire  Sefa, Dr.Ermira Shtaloja, Dr.Shpresa Kryeziu, Dr.Atfete Berisha, Dr.Aferdita Daija, Dr.Shqipe Zhaveli, Dr.Genc Shtrezi, Dr.Vera Leti, Dr.Leonora Sefa, Dr.Arif Rragomaj, Dr.Luljeta Hadri.Dr.Armend Rizvanolli, Dr.Fllanza Hajdari, Dr.Arlinda Tullumi, Dr.Zize Osmani, Dr.Hektor Gaxha, Dr.Dijana Haxhikadrija, Dr.Melihate Këpuska, Dr.Lulzim RRaci, Dr.Bajram Zeqiri, Dr.Adrian Këpuska, Dr.Shefqet Sadiku, Dr.Leonard Frrokaj, Dr.Artan Myha, Dr.Filloreta Isufaj edhe shumë kuadro stomatolog të cilët kanë diplomuar kohëve të fundit për të cilët na mungojnë shënimet personale e që ka shumë prej tyre që bredhin rrugëve në pa mundësi për tu punësuar.

Ndërtesa e sotme, Shtëpija e Shëndetit QKMF

Ndërtesa e sotme, Shtëpija e Shëndetit QKMF

Edhe më keq qëndron puna me kuadrin e mesëm. Nuk mundë të mos përmendim edhe kuadrin ndihmës të shërbimit stomatologjik:laborantet e shumte të teknikës stomatologjike,motrat asistente te shërbimit stomatologjik që fatbardhësisht janë në numër të madh këtë falë edhe shkollës së mesme  të teknikëve të dhëmbëtarisë dhe asistenteve prej nga kanë dale një numër mjaftë I madh I teknikëve dhe asistenteve të vyeshme për këtë shërbim.

Përkundër këtyre  mundësive kadrovike që I kemi, ky shërbim sot nuk është duke bërë punën që duhet. Konsideroi se puna profesionale është devalvuar komplet. Kanë ndryshuar gjërat prej  se kur ka filluar privatizimi  I shërbimit shëndetësor. Me keqardhje ! Por,  për këtë  një here tjetër !