Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Elma, bukuroshja e hendbollit

ElmaPadyshim se një ndër hendbollistet më me perspektivë në Kosovë, është edhe Elma Kameri. 18-vjeçarja që hapat e parë i mori në klubin Vëllaznimi i ka të gjitha predispozitat për një sportiste kulminante. E ka talentin, punon intensivisht në ushtrime dhe angazhohet maksimalisht në ndeshjet e hendbollit. Kjo ka bërë që të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ndërkohë që aktualisht luan për klubin e Istogut. Ajo e ka nisur karrierën te Vëllaznimi derisa është aktivizuar edhe për Prishtinën e Shqiponjën.

Elma e cila mund të konsiderohet një ndër sportistet më të bukura kosovare, i shpalos synimet e saj. “Pretendojë që një ditë të bëjë karrierë edhe ndërkombëtare”, ka thënë Elma Kameri. Federata e hendbollit të Kosovës e ka shpallur si golashënuesen më të mirë të vitit 2015, me  191 shënime gjatë vitit 2015. Ajo është vlerësuar edhe nga Komuna e Gjakovës duke u futur tre herë radhazi ndër 10-sportistët më të dalluar të këtij qyteti. Elma përpos sportit është edhe studente e Fakulttetit të Edukimit. 

Vlerësohet ndër sportistet më të bukura në Kosovë, por bukuria nuk “çon peshë” për Elma Kamerin që është e fokusuar për të pasur suksese në sportin, të cilit i është përkushtuar. Kameri insiston se është e fokusuar në hendboll dhe se nuk i interesojnë gjërat tjera, ndonëse pranon se gjatë ndeshjeve ka reagime nga publiku sa i përket bukurisë së saj.

Hendbollistja 18-vjeçare, është pjesë e skuadrës së Istogut kurse hapat e parë në hendboll i ka marrë te Vëllaznimi. Në garat evropiane, Kameri ka luajtur edhe për Prishtinën edhe për Shqiponjën. Është pjesë e ekipit U-20 të ekipit A të Kosovës. Ajo gjithashtu është e përkushtuar edhe pas studimeve, pasi është studente e Fakultetit të Edukimit, shkruan sot Koha Ditore.

“Vlerësimi për sportiste të bukur ka qenë nga të tjerët. Natyrisht se ka reagime mjaft shumë, por kur jam në parket për mua ka rëndësi që loja ime të jetë e bukur dhe jo gjërat tjera. Jam e fokusuar për të dhënë maksimumin dhe për ta ndihmuar ekipin të shënoj fitore”, është shprehur Kameri.

Por jashtë parketit është muhabet tjetër. Postimi i çdo fotografie të saj në rrjetet sociale përcillet nga mijëra veta dhe më shumë pëlqime.

Në adresën e saj ka pasur edhe oferta për t’u marrë me modelim, të cilat thotë se pa hamendje i ka refuzuar. Ajo insiston se është e lumtur në sportin e saj që e ka zgjedhur dhe se modelimi nuk i aspak.

“Kam pasur oferta për modelim. Mirëpo, unë nuk e gjej veten në modelim dhe nuk kam dëshirë të jem pjesë e gjërave të tilla për arsye se unë jam aty ku duhet, në sport, më saktësisht në hendboll ku edhe dua të jem e suksesshme”, është shprehur Kameri…