Intervista : Edi Ermeni

DJALOSHI QË RRËMBEN ZEMRAT E ADHURUESVE TË MUZIKËS

 Zëri i ëmbël, repertori i gjerë i këngëve dhe aftësia për të krijuar atmosferë të zjarrtë muzikore argëtuese  në ambientet nga më të ndryshme ku ka koncerte e ahengje, e karakterizojnë karrierën e  këngëtarit gjakovar Edi Ermeni. Ai thotë se ka lindur në qytetin e muzikës prandaj nuk e ka pasur vështirë të hyjë në “ujërat” e  popullaritetit për tu bërë I kërkuar në gjithë Kosovën dhe në Diasporë.


Çka ishte shtytës që ti u përcaktove për muzikën- talenti, dëshira për të qenë i popullarizuar apo çka?

-Thelbësore mendoj se është tradita familjare për muzikën, tradita e ambientit ku jam rritur-qyteti dhe kuptohet në radhë të parë është talenti dhe me këto vetvetiu vjen edhe popullariteti.

 A mendoni se për këto vite rruga e popullaritetit ishte e vështirë dhe pse?

Gjithsesi se nuk ka punë të lehtë për tu bërë i popullarizuar. Kërkohet mund, angazhim, përballje me sfida nga më të ndryshmet e tj. Gjitha këto mendojë se i kam kaluar mirë, sëpaku deri me tash dhe për këtë jam i lumtur.

Kush është në fakt Edi Ermeni. Na shpalos diçka nga biografia?

Kam lind në Gjakovë më 1983. Kam kryer shkollën fillore Mustafa Bakija dhe atë të mesme  në Gjimnazin Hajdar Dushi për të vazhduar më tutje me studimet.

 Si ishin fillimet në skenën muzikore?

Në ambientet e shkollës fillore dhe të mesme kam gjetur mundësinë e shpalosjes së talentit tim. Atë kohë organizoheshin koncerte e programe tjera shkollore. Unë prezantohesha me këngë ndërsa shokët e shoqet më duartrokisnin. Ju pëlqente interpretimi.. Kështu kanë qenë fillimet e këndshme për muzikën.


Kush të tha se ke zë të mirë?

Më thanë shokët e shkollës sepse ata të parët ishin që më dëgjuan nëpër programe shkollore. Pastaj, kur këndonim në takime shokësh, më thonin, “ Hajt Edi,  nisja këngës…” dhe unë e doja këngën dhe e këndoja me dëshirë e kënaqësi.

A të kujtohet cila ishte kënga e parë që ty të popullarizoi më shumë?

Popullariteti fillestar vjen me ngadalë dhe nuk vjen përnjëherë. Por në shkollën e mesme më kujtohet se ishin të kërkuara këngët “Unazë” dhe kënga Dhe kur Dielli puthë qytetin”.

Sa albume muzikore keni nxjerrë për adhuruesit e muzikës?

Kur u bënë disa vite karrierë mendova se duhet të nxjerrë edhe albumet e para muzikore në mënyrë që adhuruesit e këngës sime ti kenë këngët në disqe. Albumi parë mban titullin “Si prej qielli”, pastaj Shqipëri që s” ske pleqëri”, “Për ju live 100%” dhe “Gëzuar rreth sofrës” me këngë të vjetra popullore. Kam edhe 6 këngë autoriale që gjithsesi kanë lënë gjurmë tek adhuruesit e mi.

 Cila është muzika më e preferuar që ju kultivoni në repertorin tuaj?

Muzika qytetare më ka preokupuar në vazhdimësi bashkë edhe me muzikën argëtuese.  Unë e dua muzikën e mirëfilltë shqipe dhe të dyja zhanret i këndoi me qejf. Kështu ju pëlqen edhe adhuruesve të muzikës.

 Edi Ermeni 3Po cili është këngëtari apo këngëtarja që e keni si idol tuajin dhe sit ë thuash me gjithë zemër i këndoni këngët e saj apo të tij?

Kam shumë këngëtarë që i dëgjoi me ëndje. Meqenëse po më pyesni po ju them se me një dashuri të madhe i këndoi këngët e Fitnete Rexhës, Ismet Pejës, Nexhmije Pagarushes e tj.

Falë këngëve të bukura ju shpesh jeni prezent në media. Sa ju ndihmojnë këto prezantime në ngritjen e juaj si këngëtarë dhe si i keni raportet me to?

E vërtetë është se kam një bashkëpunim të mirë me të gjitha mediet dhe këtu shfrytëzoi rastin që ti falënderoi. Përmes tyre kemi krijuar një afërsi akoma më të madhe me adhuruesit e muzikës anekënd botës .

 Hiti i fundit  “Syni jem”, cilat janë reagimet e adhuruesve të muzikës?

Për aktualitetin e krijimtarisë sime, hiti “Syni jem” është një sukses i radhës. Kjo më gëzon sepse ka ardhë pas një pune profesionale me teksteshkruesin dhe kompozitorin Fatmir Muja. Në radio e televizione është zgjedhur “Hit jave apo hit Muaji” dhe kjo dëshmon për suksesin e kësaj kënge.

Cili është bashkëpunimi yt me orkestrinën?

Kam një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me orkestrinë “ Okarina”. Punojmë bashkë. Jemi bashkë në ushtrime, në koncerte, në dasma…Ndajmë kënaqësinë,  suksesin, lodhjen, gëzimin, të gjitha…

Gjithnjë e më tepër ju kërkojnë në gazmende familjare, në dasma. Çfarë vere keni sivjet?

Popullariteti ynë fatbardhësisht është në ngritje sepse edhe gjeografia e atre që na ftojnë në manifestime e gazmende familjare po zgjerohet nga viti në vit. Jemi prezent në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci… Kemi një bashkëpunim të mirë me Diasporën. Na ftojnë në dasma dhe këndojmë me qef për mërgimtarët tanë. Jemi të lumtur për këtë fakt.

 A mund të jetohet nga muzika?

Nga muzika që e donë publiku. Mund të jetohet nëse ke kualitet dhe nëse din të krijosh atmosferë. Ata që të thërrasin presin nga ti të realizosh kërkesat e mysafirëve për një atmosferë të hareshme e të gëzuar, sepse familjet me vite e presin një ngjarje të tillë.

Cilat janë planet e mëtejme?

Jam duke punuar një këngë të re  me ritme të muzikës së lehtë. Muzikën e kam gati ndërsa tekstin do ta bëjë Fatmir Muja. Shpresojë se kjo këngë do të dalë shumë shpejtë dhe do të jetë një këngë mirëseardhje për sezonin veror të pushimeve. Do të vazhdojë të jem prezent kudo ku më thërrasin. E dua këngën…