Këta janë kampionat : FC Liburn

Fc Liburni është kampion i Kosovës në futsall për këtë edicion pasi të martën në mbrëmje edhe në ndeshjen e dytë finale e mposhten Feniksin e Drenasit. Moti nuk mbahet mend një atmosferë e këtillë sportive në Pallatin e Sporteve Shani Nushi ku nuk gjendej asnjë vend i lirë. Futbollistët e të dyja skuadrave treguan se vërtetë janë më të mirët në Kosovë, por kësaj radhe strategjia e lojës së trajnerit Bekim Bytyqi doli më e suksesshme dhe Liburni me rezultat 3 me 2 mposhti skuadrën mysafire.

Medaljet e arta për skuadrën gjakovare i ndau Iljaz Mjaku nga FF K ndërsa kupën, kapitenit të Liburnit Nexhep Selimit ia dorëzoi Mihajl Nees, drejtor teknik në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo fitore u festua me daulle e muzikë, ndersa nuk munguan as vallet e Asnsamblit të qytetit.