Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Gjakovë

Në komunën e Gjakovës sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, koalicioni PAN ka dalë i pari me 41.53 % . Në vendin e dytë është radhit Lëvizja Vetvendosje me 30.72 %, kurse koalicioni LDK-AKR Alternativa  ka marrë 23.20 % të votave.

Ecuria e procesit zgjedhor në komunën e Gjakovës është vlerësuar e qetë dhe pa ndonjë ekces të theksuar. Në listat e votuesve kanë qenë 113 mijë e 162 votues, ndërsa në zgjedhjet e djeshme, me të dhënat e 91 % të vendvotimeve të numëruara nga KQZ-ja,  kanë dalë 36 mijë e 598 votues apo 34.21 %. Një mijë e 974 vota janë të pavlfeshme.

*Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta