Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ismet Peja ia thotë këngës në 80 vjetorin e lindjes

Doajeni I këngës popullore shqipe e ka kremtuar ditëlindjen e 80-të dhe 63 vjetorin e krijimtarisë me një koncert madhështor që mbrëmë ia organizoi komuna e Gjakovës dhe Ministria e Kulturës pikërisht në Ditën e përvjetorit të 18-të të çlirimit të Gjakovës. Pikërisht këto dy institucioni nderuan me mirënjohje këngëtarin Ismet Peja. Komuna e nderoi me mirënjohjen “Gjakovari I ndritur” ndërsa këtë mirënjohje ia dorëzoi kryetarja Mimoza Kusari Lila.                              

Ndërkaq edhe ministria e Kulturës për herë të parë me mirënjohje ka nderuar  këngëtarin Ismet Peja. Këtë mirënjohje e ndau sekretari permanent I ministrisë së Kulturës, Veton Firzi I cili tha se për vite e dekada zëri i këngëtarit të madh gjakovar Ismet Peja jehoj fuqishëm në skenën e këngës popullore, në radio e televizion, duke u bërë aq i dashur e i pranishëm edhe në vatrat shqiptare, e kudo në diasporë. Ai u rrit bashkë me këngën popullore qytetare, duke u bërë njëkohësisht edhe një interpret i shkëlqyer model për shumë këngëtarë të brezave të ri.           

Mirënjohje kanë ndarë edhe organizata e shoqata tjera nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, “Sofra gjakovare e Shkupit”, SHKA Agimi” Prizren, Shoqata atdhetare Kosova në Tiranë, e tj. Në anën tjetër komuna ka ndarë mirënjohje për krijuesin nga Tirana  Muharrem Gurra, këngët e të cilit me ëndje I ka interpretuar Ismet Peja si dhe për shkodranët teskteshkruesin Ramazan Çeka dhe kompozitorin Ilir Zoga.

Në koncertin e  mbrëmshëm edhe një herë në këtë moshë u dëshmuan cilësitë interpretative të Ismet Pejës i cili ishte aktiv gjatë gati dy orëve sa zgjati koncerti. Morën pjesë edhe interpret të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, Zenel Doli, Shkelzen Jetishi, Shkurte Fejza, Mukadeze Canga, Burim Mehmeti, Ymer Bajrami, Vegim Peja, Leonard Peja , Gent Haxhikadrija e tj. Në pjesën artistike perfomrmuan edhe grupi i valleve të qytetit me një valle me motive nga Shqipëria e mesme dhe grupi Art Dizajn. Ndërsa Ismet Peja dhe grupi i këngëtarëve shoqëruar nga orkestra e Vëllaznim Buxhovit, shkëlqyen posaçërisht me potpuritë e këngëve të vjetra gjakovare, që kanë qenë pjesë e shoqërisë muzikore Hajdar Dushi.(gjakovapress)