Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Festivali veror ESMA mbledh krijues të muzikës klasike

Më shumë se 120 të rinjë nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Gjermani dhe Afrika e jugut, pritet të marrin pjesë në  Akademinë Verore të Muzikës Evropiane që për herë të dytë po  organizohet në Gjakovë prej 10 e deri më 24 korrik. Ceremonia e hapjes së këtij festivali u bë mbrëmë  prej ores 17.00 në shkollën e muzikës Prenk Jakova.

Bëhet e ditur se  pjesë e kësaj akademie  janë edhe profesor me nam nga vende të ndryshme të Evropës.  Kjo akademi e cila vjet u organizuar për herë të parë në Gjakovë, mbledhë profesionistë të muzikës nga vende të ndryshme të evropiane, të cilët gjatë ditëve të akademisë mbajnë masterklasë me nxënës të shkollave të muzikës nga treva të ndryshme.

Organizatorët kanë thënë se ESMA do të jetë e përhershme në Gjakovë ndërsa do të bëjë bashkë profesionistë të muzikës nga vende të ndryshme të Evropës.

Ndërkohë të gjithë pjesëmarrësit e instrumenteve të orkestrës do të jenë pjesë e Ditëve Ndërkombëtare Orkestrale, nga të cilat do të formohet një orkestër simfonike, Festival Symphonic Orchestra of Esma.

Koncerti i parë “Let’s play together” ne kuader te ESMA 2017,  do të mbahet me datën 14 korrik 2017 në orën 20:00 ne Sallën Koncertale të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Këtë vit festivali do t’i kapërcejë kufijtë e Gjakovës, por edhe të Kosovës. Koncerte të njëjta janë planifikuar në Prishtinë dhe Tetovë.