Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mrekullia Muzikore e Gjakovës

Nuk e kanë thënë kot: Gjakova e muzikës. Zëra me potencial të lartë  muzikor janë bashkuar në një mbrëmje të paharruar, pas koncertit që iu kushtua 80 vjetorit të  Ismet Pejës. 14 Qershori,  që njihet si Dita e Çlirimit të Gjakovës, këtë vit do të mbetet e paharruar  edhe për një takim dhe këndim krejt të rastësishëm që nxori ” flakë” këngë të vjetra,  ndoshta të padëgjuara me vite. Rastësi të tilla ndodhin shumë rrallë, ndoshta  një herë!. Të jenë bashkë breza të rinj e të vjetër këngëtarësh bashkë , kjo ngjau në hotelin President pas koncertit.

Ishte Ismet Peja, Zenel Doli, Shkëlzen Jetishi, Edi Furra, Edi Ermeni, Gent Bytyqi pastaj,  dikur  “vashat me borziloke”, ndër të  parat këngëtare të qytetit tonë, që dikur pushtuan skenat tona:,  Hazbije Dautaga- Meqa, Borëbardha Riza- Gjini, Mandushe Muhaxhiri – Bakija e tj që po ia thonin këngëve të bukura popullore…

Ka mjaftuar një mikrofon dhe asnjë instrument muzikor  për tu krijuar mrekullia vet. Mysafirët, pjesëmarrës në koncertin e Ismet Pejës po shfaqnin impresionet e tyre  me këngë të bukura, këngë të shpirtit që nuk harrohen kurrë.

Baca Ismet në këtë mbrëmje duket se e ka harruar lodhjen, plakjen… Zëri i shkon pushkë me “Ofait gjakovare” dhe “Jaret shkodrane”. Ndërkaq kur këndohen këngët e Fitnete Rexhës, Hafsa Zyberit e të tjerave soliste, ngritët më lartë zëri i Hazbijes, Dushit, Bardhes…Mrekullia vet,  sepse të kujton ato vitet rinore kur ato këndonin në skenat e Gjakovës….

Me gjerësisht në numrin më të ri të revistes  Gjakovapress 103