Fotografi e rrallë: Ali Podrimja duke kërcyer nga Ura e Fshejtë

Ali Podrimja është hedhur nga Ura e Fshejtë, dhe sipas përshkrimeve, ai në atë hedhje është njohur si Ali Italiani. Fotografia është bërë në qershor të vitit 1960, shkruan KultPlus.

Shumë pak janë në dijeni se Ali Podrimja ishte një ndër personat që kishte sfiduar vetën edhe në hedhje në lum, nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, hedhje mjaftë e njohur në Kosovë, që vazhdon tradicionalisht edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.
Shaip Beqiri, pikërisht në përvjetorin e pestë të vdekjes së poetit Ali Podrimja, ka shpërndarë një fotografi nga hedhja e Ali Podrimës nga Ura e Fshejtë, dhe sipas përshkrimeve, ai në atë kërcim është njohur si Ali Italiani, dhe hedhja është bërë në qershor të vitit 1960.
Se Ali Podrimja ishte treguar mjeshtër edhe në këtë sport, është shënuar edhe në faqen zyrtare të Kuvendit Komunal të Gjakovës, të cilët vite më herët patën potencuar këtë dhunti të shkrimtarit Ali Podrimja. Ali Podrimja ka vdekur më 21 korrik në Francë./