Mbahet manifestimi “Ditët e Diasporës” në Gjakovë

Seminari XIII mbarëkombëtar i mësimit plotësues të gjuhes shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, këtë vit është mbajtur në Gjakovë nga datat 01-04 Gusht. Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Moren  pjesë rreth 120 mësues shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore.

Ky Seminar mbahet me qëllim unifikimin e planprogrameve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të të dyja shteteve (Kosovës dhe Shqipërisë), për ofrimin e mësimit të integruar në diasporë. Po ashtu ky Semnar ka rëndërsi sa i përket ruajtjes së gjuhës shqipe, identitetit dhe edukimit të brezave në frymën kombëtare shqiptare.

Ndryshe, Seminari mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, për çdo vjet mbahet nëpër qendra të ndryshme shqiptare, dhe i njëjti viteve të kaluara është mbajtur në Shkodër, Pejë, Durrës etj.

Në Gjakovë pjesëmarrësit nga diaspora janë pritur nga përfaqësues komunal të cilët kanë organizuar koncerte ne shkollën e muzikës dhe vizita të objekteve të trashëgimisë kulturore. Me këtë rast, për nder të bashkatdhetarëve është përgatitur një agjendë e mbushur me aktivitete kulturore artistike ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të ndjekin programe artistike në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, të argëtohen në lokalet e Çarshisë së Vjetër si dhe të vizitojnë Muzeun e Historisë, Muzeun Etnografik, Çarshinë e Vjetër, Xhaminë e Hadumit, Teqenë e Bektashinjve, Kompleksin Koshare, etj.

Në kuadër të takimeve të mësimdhënësve të diasporës dhe me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta e poetit të madh Ali Podrimja, është mbajtur edhe promovimi i librit “Ali Podrimja in Memoriam”, me botues Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe me autor: Dinos Koubatis.