Na ka marrë malli për Erenikun dhe Drinin e dikurshëm

Lumi Ereniku dikur

Edhe sot po kalojmë  një ditë me vapë. Sipas parashikimit të meteorologëve temperaturat do të jenë më të larta të shënuara gjatë kësaj vere , por një lajm i mirë vjen për gjithë ata që I bezdis vapa e madhe .

Temeperatura e ajrit me 5 Gusht 2017 sipas Gjakova smartcity

Në pjesën e parë të javës së ardhshme priten vranësira kalimtare të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me bubullimë. Meteorologët parashikojnë që nga e enjtja pritet depërtim i rrymave të freskëta ajrore   që do të kushtëzojnë edhe rënien e temperaturave.

Ura e Fshenjt ku mijëra pushues ditor kalonin verën e nxehtë

Në pritje të një freskimi të motit, gjakovarët me xhep më të cekët heqin ” të zitë e ullirit” për të gjetur ambiente pushimi e rekreacioni bri lumenjve  për ta kaluar këtë verën e nxehtë të sivjetme, siç e kanë kaluar dikur bri Drinit të bardhe, Erenikut por edhe të lumenjve tjerë që dikur ishin të pastër. Kuptohet gjërat kanë ndryshuar në të gjitha aspektet. Janë krijuar kushte më të volitshme për larje e rrezitje nëpër pishina apo edhe për të kaluar verën në det e bjeshkë, por Gjakova dikur e kishte detin e vet, Erenikun dhe Drinin që ia kishin lakmi të gjitha qytetet. Sot nuk e ka, sepse këta dy lumenj janë të ndotur me shtretërit plot gropa pa rërën e pastër ,  dhe të pakta janë ato ambiente ku mundë të gjenden hapësira më të mëdha me ujë të pastër apo me rërë për rrezitje, ose freski skaj lisave të gjatë skaj lumenjve. Fatkeqësisht këto dekadat e fundit nuk u pa ndonjë përkujdesje e komunës për të rregulluar sëpaku disa ambiente publike për larje e rrezitje  në mënyrë që qytetarët, fëmijët e të rriturit sëpaku gjatë verës të kenë ku të freskohen në mënyrë më masive. Derisa të presim që të bëhet diçka në këtë plan, na mbetet të presim mesjavën e ardhshme që meteorologët po na thonë se do të sjellë freski.