Olimpiada “Genius” në Amerikë, Medalje Ari për Kosovën!

Një Medalje Ari, një Argjend, një Bronz dhe gjashtë Honorable për Kosovën janë fituar  nga nxënësit e Kolegjit”Mehmet Akif”

Në olimpiadën “GENIUS”, që është mbajtur më 12-16.06.2017 në Osëego të SHBA-së, kanë aplikuar 69 shtete nga mbarë bota dhe janë pranuar 470 projekte. Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” Kosovën e përfaqësuan në kategori të ndryshme me 13 projekte.

Rilinda Beqiraj & Eron Zeka (MAC Gjakova) me projektin e tyre të prezantuar në konkurrencën e gjithsej 470 projekteve nga mbarë bota, janë nderuar me medalje ari, Nesa Kryeziu (MAC Gjakova) me medalje argjendi.

Ndërsa në mesin e nxënësve që kanë garuar dhe që janë shpërblyer me Honorable Mention janë: Kushtrim Morina & Argjend Hadri (MAC Gjakova), Endrit Zeka & Bajram Kasumaj(MAC Gjakova)…

Puna e palodhshme e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë e mbështetur nga prindërit dhe Ministria e Arsimit edhe kësaj here është kurorëzuar me sukses.
Urime!

 

SUKSESE EDHE NË OLIMPIADËN E KENIAS

 

Më parë nxënësit e këtij kolegji kishin shnëuar suksese edhe në një tjetër Olimpiadë. Në Kenia, në Olimpiaden GOLDEN CLIMATE INTERNATIONAL ENVIRONMENTAL PROJECT OLYMPIAD 2017 me medalje argjendi u stolisen Elda Malazogu dhe  Enxhi Bicurri sikurse edhe Elena Leti e Driton Hana.