Edhe një fitore e Liburnit në UEFA futsall cup

Pas fitores ndaj ekipit Lituanez Vytiz 7 : 3, FC Liburni i Gjakovës të enjten në mbrëmje në Luksemburg  ka mposhtur edhe ekipin Titograd nga Mali i Zi me rezultat të thellë 7 me 2. Nga dy gola i kanë shënuar Selmanaj dhe Brahimi ndërsa nga një, Selimi , Brovina dhe Kasapi. Të parët avancuan mysafirët  në minutën e dytë , por më pastaj nga minuta e pestë gjakovarët vazhduan me shënimin e golave të njëpasnjëshme, deri në sekondën e fundit kur u shënua goli i shtatë.

Nesër është ditë pushimi, ndërsa ndeshjen e tretë me skuadrën vendase DIferdange 03, do ta zhvilloi të shtunen. Liburni është shumë afër kualifikimit për garat e mëtejme të Ligës së Kampionëve në Futsall.