Përforcohet Liburni për “Main Round” në Zagreb

Liburni Evropian triumfues në Luksemburg

Ekipi që rrëmbeu të gjitha trofetë e futsallit në Kosovë dhe që u kualifikua në raundin e dytë të kualifikimeve për UEFA futsal Cup, FC Liburni po bëhet gati për garat e mëtejme evropiane. Përgatitjet intensive me stërvitje të futbollistëve nën drejtimin e trajnerit të shquar  Bekim Bytyqi dhe angazhim për të kompletuar skuadren me futbollistë cilësorë, para udhëtimit në Zagreb për garat UEFA Futsal Cup “Main Round” që mbahen mes datave 10 – 15 Tetor. Një ditë pasi kanë marrë mirënjohje nga komuna për sukseset e deritashme , Liburni ka bërë publike përforcimet e reja. Dyshja e ekipit nga Drenasi, kampion i vitit të kaluar F.C.Feniks Mentor Mejzini dhe Narcist Alibegu kanë kaluar në anën e Liburnit . Mejzini dhe Alibegu njihen si dyshja më e mirë e Feniksit, dhe do të jenë mbështetje e fuqishme e skuadrës gjakovare drejt rrugëtimit evropian.
“Falenderojmë shumë të dy lojtarët dhe Feniksin për mbështetjen që po na japin në këtë garë të madhe. Bukuria sportive mbi të gjitha. Do të luftojmë edhe më shumë që të korrim rezultate madhështore dhe të nderojmë shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Abaz Beqa, kryetar I klubit. Ai ka kërkuar mbështetje nga donatorët për ta përfunduar me sukses këtë rrugëtim historik të futsallit shqiptar.

Plotesim: Sefundmi Liburni është përforcuar me portierin e Besës së Pejës, Bajram Ramadani.