Fitorja e Vëllaznimit dedikim për Alban Dragushen

Fitoren 3 me 0 ndaj Vëllaznisë së Pozharanit, trajneri i Vëllaznimit Ismet Munishi ia ka dedikuar gëzimit për lindjen e vajzës të qendërmbrojtësit Alban Dragusha.

“Familja e Albanit, pas djalit Kaonit dje  është gëzuar edhe  me një vajzë”,   ka thënë Munishi  pas ndeshjes duke e vlerësuar si fitore plotësisht të merituar dhe duke lavdëruar angazhimin e futbolistëve të tij. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Egzon Gashi (6’), Seimir Zeneli (30’) dhe Paolo Ivani (60’).

Korqari Ivani tha se është shumë i lumtur që ka shënuar golin e parë në Vëllaznim dhe ka lavdëruar mbështetjen sportive të futbolldashësve gjakovarë.

Të enjten Vëllaznimi luan me Gjilanin ndërsa të dielën e 17 Shtatorit,  në Gjakovë vjen Feronikeli.