Vëllaznimi-Feronikeli pritet atmosferë madhështore e futbollit 

Atmosfera festive e futbollit në Gjakovë nga java në javë ka filluar të na rikujtoi ditët e lavdishme të futbollit gjakovar ku në ndeshjet kampionalee mbusheshin tribunat e stadiumit të qytetit.  Kështu ka gjasë të jetë  edhe nesër sepse pas barazimit me Gjilanin,  Vëllaznimi  me 7 pikë të tubuara ka hyrë mes katër skuadrave që kryesojnë tabelën e superligës së futbollit të Kosovë.

Të dielen  prej orës 16.00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë , Vëllaznimi përballet me Feronikelin. Pritet një ndeshje cilësore dhe një atmosferë sportive madhështore. Futbollistët, shtabi teknik dhe kryesia e klubit kanë ftuar tifozerinë që nesër, në një ndeshje të rëndësishme ta mbështesin në mënyrë sportive.

Pas ndeshjes me Gjilanin, kryetrajneri Ismet Munishi  ka falënderuar futbollistët për luftë të pa kompromis. Ai ka shtuar se po bëjmë përpjekje maksimale me shpirt që ta kthejmë Vellaznimin aty ku e meriton,  sepse tashmë  hymë në katërshen  e madhe të futbollit Kosovar .

Munishi pret një atmosferë madhështore. “Nëse me Feronikelin nuk mbushet stadiumi 6 mijë shikues unë do të jap dorëheqje. Ne meritojmë respekt dhe përkrahje , nese ju nuk na përkrahni atëherë asgjë nuk ka kuptim”, ka thënë Munishi në fejsbuk.