Teatri i Gjakoves Hadi Shehu në Skupi Festival

Teatri i Gjakovës Hadi Shehu me dramën Martir të autorit gjerman Marius Von Mayenburg e me regji të Fatos Berishës,  do të prezantohet më 14 Tetor   në  Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit  Skupi Festival që mbahet në Shkup. Në këtë ngjarje që fillon me 12 e përfudnon me 18 Tetor , pos profesionistëve gjakovarë që prezantojnë Kosovën   marrin pjesë   trupa arrtistike nga shtatë shtete: Shqipëria, Izraeli, Serbia, Rusia, Bullgaria dhe Irani  . Skupi Festival që është shndërruar  në një ngjarje të rëndësihme ndërkombëtare kulturore  është themeluar në hapësirat e Teatrit Shqiptar në Shkup, në nëntor të vitit 2007.              Ekipi  i shfaqjes Martir  përbëhet nga një kastë e aktorëve të gjeneratave të ndryshme nga Gjakova, si: Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Ahmet Bakija, Myrvete Kurtishi, Ylber Mehmeti, Muradije Muriqi, Arbies Komoni dhe Yllka Lota. Skenograf i shfaqjes “Martir” është Petrit Bakalli, përkthimin e ka bërë Lekë Berisha, asistent regjie është Butrint Pasha, ndërsa inspicient Ilhami Kurtishi