Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Edhe tri ditë votimet për Zgjedhjet lokale 2017

Edhe tri ditë kanë ngelur për subjektet politike për  të promovuar kandidatët për kryetar komune dhe asamble komunale. Të shtunën është ditë e heshtjes zgjedhore ndërsa për këto tri ditë   programet e tyre qeverisëse për mandatin e ardhshëm po i shpalosin subjektet politike para anëtarësisë, simpatizantëve dhe përgjithësisht votuesve. Pikërisht për këtë janë shtuar takimet elektorale  dhe aktiviteti parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 22 tetorit  në komunën e Gjakovës po merr hovë për të arritur në finalizim ditën e premte. Më pastaj u mbetet votuesve të zgjedhin kandidatët me të cilët mundë të arrihet një zhvillim i shumëpritur ekonomik dhe mirëqenie sociale.  Komuna e Gjakovës llogaritet ndër komunat me shkallën më të ulët të zhvillimit ekonomik  që nga paslufta .

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër. Hapi I parë është që pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura. Pastaj në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Hapi I tretë është që në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina. Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit: Letërnjoftim,  Pasaporta apo mjafton të keni  edhe patentë shoferi. Të gjitha vendvotimet do të happen të dielen  në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.