Grupi NA dhe Festina Mejzini pjesë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH

Festina Mejzini dhe Grupi NA

Grupi NA dhe këngëtarja Festina Mejzini do të jenë pjesë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH. Artistët gjakovarë do të jenë të vetmit pjesëmarrës kosovarë në këtë edicion të festivalit. Sipas organizatorëve, ka pasur 70 këngë që kanë aplikuar për t’u ngjitur në skenën e këtij festivali, por janë përzgjedhur vetëm 22. Grupi NA dhe Festina Mejzini do të prezantohen me këngën “Tjetër jetë”.

Së fundmi, ajo solli për publikun baladën e ndjerë “Si dielli hanën” me të cilën u prezantua në Kënga Magjike vitin e kaluar dhe këngën ‘’Atje Lart’’ me të cilën u prezantua në festivalin e fundvitit në RTSH, e cila nga mediet franceze u cilësua si interpretimi dhe stili më i veçante për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vitin e kaluar, shkruan “Bota sot”.

Po ashtu, të gjithë e mbajmë mend këngëtaren nga performancat e saj të fuqishme në “X-Factor Albania”, kjo nuk ka sesi të ndodhte ndryshe pasi vjen nga një familje artistësh.

Zëri unik dhe rrëqethës i Festinës, i cili e bën të dalloj nga gjithë këngëtaret tjerë shqiptare do të paraqitet në Fesivalin e Fundvitit për herë të dytë. Por, nuk do jetë e vetme këtë vit në skenë, por do jetë në bashkëpunim me Grupi NA.

Të dy artistët vijnë nga i njëjtin vend, një qytet i bukur siç është Gjakova, vend i muzikës, traditës dhe kulturës.

Grupi Na, është një grup muzikor i njohur dhe njihen si një ndër grupet më të vjetra të muzikës rok në Shqipëri. Emri “NA” d.m.th (NE), edhe pse është emër i shkurtër, historia e suksesit të këtij rok bendi është shumë e gjatë. Zë vend, si bend i shkëlqyeshëm i klubeve dhe ndejave, e që në ditën e sotme ata kanë një orar të ngjeshur javor të ftesave nëpër Kosove dhe jashtë saj.

Grupi NA dhe Festina Mejzini do paraqiten me këngën ‘’Tjetër Jete’’ në festivalin e fundvitit  të RTSH, ku sic e dimë nga ky festival zgjidhet kënga për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.