Premiera e tretë për këtë vit “Let’s have sex”

Teatri I qytetit Hadi Shehu të premten në mbrëmje sjellë në skenë premierën e  tretë për këtë vit ,shfaqjen “Let’s have sex” të autorit Valentin Krasnogorov, përkthyer nga Bardhi Bakija  e në regji  të Valon Pallaskës . Pallaska ka prapa vetes një ekip prej pesë aktorësh, të cilët janë të angazhuar në teatrin e qytetit.

Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Yllka Lota dhe Altina Kusari, janë kasta e kësaj shfaqjeje, përderisa premiera do jepet të premten me 17 Nëntor.

Që nga titulli i shfaqjes, në dëgjim të parë, të intrigon të dish se për çka saktësisht bëhet fjalë dhe çfarë trajton shfaqja e Pallaskës me skenografi të Petrit Bakallit.

Drejtoria e Teatrit ka bërë të ditur se ka pasur një interesim të madh dhe se  të gjitha biletat për premierë janë shitur. Adhuruesit e artit skenik këtë shfaqje mundë ta ndjekin në reprizat me datat: 18 – 22 dhe 23 Nëntor  prej ores 20.00.