Mbahet Radiofest-2017 , Radio Kukesi me dy çmime

image description

Në prag të festave të fundvitit Radio Gjakova mbrëmë  organizoi manifestimin tradicional të radiove, Radiofest 2017. Cmimi i parë për reportazh i takoi Radio Kukësit për  “Vallen e Kukësit me autor Jonuz Hallaçin. Për raport radiofonik çmimin e parë e mori Radio Shkodra, ndërsa për spot publicitar  më e mira ishte  Radio Plus nga Prishtina. Zëri më i mirë mashkull u shpall zëri i gazetarit Agim Xheka nga radio Tirana ndërsa folësja femër me zërin më të mirë u shpall Yllka Ponde nga Radio Gjirokastra.

Radio Kukesi ka marre edhe cmimin e trete ne konkurrencen e raporteve radiofonike.

Edhe në këtë edicion  moren pjesë rreth 30 radio nga të gjitha trevat shqiptare, përfaqësuesit e radiostacioneve nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Mitrovica, Shkodra, Prizreni, Vlora, Ferizaj, Elbasani,  Peja, Lushnja, Kukesi, Podujeva, Fieri, Istogu, Klina dhe Gjakova nikoqire. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të radiofestit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari komunës Ardian Gjini, Jetmir Shpuza drejtor i radio televizioneve të Shqipërisë dhe mysafir të tjerë, u shoqërua me një program artistik.