Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Baba dimri që po shpërndan dhurata

Disa ditë para ndërrimit të moteve atmosfera festive në Gjakovë sa vjen e shtohet. Rrugët dhe sheshet kryesore të Gjakovës tashmë janë dekoruar, ndërsa nuk kanë ngelur prapa as ambijentet familjare ku në disa pjesë të qytetit po vazhdon gara për dekorimet më atraktive. Nuk po mungojnë as krismat e mjeteve piroteknike . Qendrat tregtare kanë më shumë punë, ndërsa telashet më të mëdha janë me trafikun e dendur. Në rrugët kryesore dhe kyqjet në te,  shpesh bëhen kolona të gjata të veturave. Kësaj po I ndihmon edhe numri I vogël I parkingjeve. Policia e trafikut këshillon për kujdes të shtuar në këto ditë të para-festës. E në këtë tollovi rrugëve e shesheve të Gjakovës shetit babadimri me dhurata. Një të tillë e fotografuam mu në qendër të qytetit. Menduam se vetëm ne po ankohemi se nuk po kemi buxhet. Edhe baba dimri kishte halle. Pakot festive që ai mbanë në strajcë me plot ëmbëlsira nuk po I shiten mirë anipse po ec këmbë gjithandej qytetit, jo me saj, se nuk ka ende borë!