KF Gjakova synon ta rikthei në gara skuadrën e seniorëve

Ja gjeneratë mbas gjenerate secila ka historinë e vetë pranë Kf.Gjakova. Ja edhe emrat e këtyre yjeve : Sami Bunjaku, Lirim Dujaka, Fatmir Morina, Gjevat Dulatahu, Minir Peja, Njazi Mamusha, trajner Ramiz Buzani. Ulur: Xhafer Haxhishabani, Gani Gexha, Masar Haxha, Besim Juniku dhe Hasan Gojani.

Një nga skuadrat futbolistike të Gjakovës që ka lënë gjurmë në futbollin kosovar është edhe KF Gjakova e cila aktualisht po vazhdon vetëm me garat e grupmoshave të reja. Pjesëmarrja në garat vendore dhe turnire ndërkombëtare të futbolistëve të rinjë ,  duke triumfuar me suksese, flet për punën e palodhëshme që bëhet në këtë vatër sporti. Por, skuadra e seniorëve për arsye financiare ka shumë vite që nuk zhvillon gara.

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini, në manifestimin e Sportistit të vitit, ka premtuar se skuadra e seniorëve të KF Gjakova  do të riaktivizohet ndoshta edhe këtë vit. “Do ta mbështesim funksionalizimin e skuadrës së seniorëve sepse nuk bënë që një traditë e madhe e futbollit të mos vazhdoi, kur dihet se kjo skuadër ka qenë gjithmonë fidanishte e madhe e talentëve dhe një bazë e fortë edhe për KF Vëllaznimin”, ka thënë Gjini. Kjo ka gëzuar pa masë drejtuesit e Shkollës së Futbollit Gjakova si dhe  adhuruesit e futbolit në Gjakovë.

Për të kujtuar brezat e artë të KF Gjakova, kjo skuadër ka publikuar edhe disa foto të ekipit në vitet e 70-ta.

Njëra ndër shumë gjeneratat e Kf.Gjakova ndër ta shumë yje të futbollit Gjakovarë dhe ati Kosovar: Sami Bunjaku,Ali Shehu,Besnik Hoxha, Neshet Zhaveli, Musa Gjikokaj, Gjelal Kaçi, Genc Lleshi, Besim Juniku, Hysen Gjoshi, Xheladin Bunjaku, Avni Juniku.