Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Agim Cana e drejton Vëllaznimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar para disa ditësh Shkelzen Gashi,  se pas 12 Janarit do të ketë zhvillime të reja rreth klubit, ashtu edhe ndodhi. Të premten erdhi lajmi I shumëpritur pas një periudhe të rëndë që po kalonte Vëllaznimi për shkak të problemeve të mëdha financiare. Negociatat kishin filluar disa ditë më parë. Ish futbollisti I skuadres kuq e zi në vitet e 80-ta Agim Cana , sipas faqes zyrtare të skuadrës,  është kryetar I ri  Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Ndërkaq  Shkelzen Gashi (ish kryetari) mbetet gjithmonë pjesë dërmuese e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do mbetet president nderi.
Në fakt mbrëmë në Gjakovë ka pasur edhe takime me drejtues komunal dhe është arritur marrëveshja për një takim të ri që ka ndodhur sot në Prishtinë ku ishte përfshirë edhe Ragip Xhaka. Ka pasur edhe takime me trajnerin e shquar Bylbyl Sokoli për të marrë frejt e shtabit teknik, por që deri në këtë moment nuk ka ndonjë konfirmim, sëpaku nga faqja zyrtare e klubit.