Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vokrri: Futbolli kosovar pa Vëllaznimin nuk ka kuptim !

Kreu I Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri  dhe kryetari I klubit Vëllaznimi, Agim Cana të mërkurën kanë realizuar një takim me kryetarin e komunës Ardian Gjini ku u diskutuan synimet e skuadrës Kuq e Zi.

Futbolli kosovar pa Vëllaznimin nuk ka kuptim !, ka thënë Vokrri I cili ka premtuar mbështetje për skuadrën me traditë në Kosovë. Vokrri tha se është i lumtur me ndryshimet e fundit në klubin kuqezi, ndërsa u shpreh se futbolli kosovar ka nevojë për një Vëllaznim të fortë.

Kryetari Gjini pasi ka zyrtarizua Canen për kryetar të klubit, tha se Komuna është e interesuar që Vëllaznimin ta shndërrojë në shoqëri aksionare për çka, sipas tij, kanë nisur konsultimet ligjore që do të përcaktojnë procedurën.

Presidenti i ri i Vëllaznimit, Agim Cana, u shpreh se qëllim parësor është të përmirësojë gjendjen e tanishme në klub, ndërsa shtoi se ditët e ardhshme do të emërojë kryesinë dhe  bordin e ri të klubit.

Vëllaznimi,  të mërkurën,  nën drejtimin e kryetrajnerit  Arsim Gojani ka nisur përgatitjet.