Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Flamur Bajrami dhe Besnik Krasniqi tek Vëllaznimi-priten të tjerë

Sulmuesi këmbëshpejtë që edhe  më parë ishte pjesë e skuadrës gjakovare, Flamur Bajrami ka lënë KF Tiranën dhe  ka vendosur ti ndihmojë Vëllaznimit në stinorin pranveror. Ngjashëm ka vepruar edhe mbrojtësi i shquar Besnik Krasniqi . Më parë ai ka luajtur për Prishtinën, Dritën dhe ekipet tjera e së fundmi për Llapin e Podujevës.

Kryetari klubit Agim Cana për Radio Gjakovën ka thënë se brenda javës do të dihen edhe emrat e sëpaku tri përforcimeve të reja.

“Shumë afër marrëveshjes  jemi me një futbollist cilësorë  mesfushor nga Shqipëria që do të kaloi tek Vëllaznimi”, ka thënë Cana.

Futbolistët e Vëllaznimit të prirë nga kryetrajneri Arsim Gojani dje kanë zhvilluar stërvitjen e parë. Kjo ka ndodhur pasi më parë ata kanë dëgjuar zotimet dhe synimet e kryetarit të ri të klubit, Agim Cana. Ai u ka premtuar futbollistëve kushte të volitshme dhe  ditë më të mira ndërkohë që futbollistët janë zotuar se do të angazhohen maksimalisht për një stinor të suksesshëm.